U rrëzua nga vinçi, punëtori në Han të Elezit pëson lëndime

Një punëtor ka pësuar lëndime trupore në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se punëtori dyshohet se u rrëzua nga një vinç nga një lartësi afro tre metra.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektoret komunal.  Për të gjitha veprimet policore  është njoftuar  prokurori”, tha Vesli për Klanin.