Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Novobërdë. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima është rrëzuar nga çatia derisa ishte duke punuar në një shtëpi. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë.
“Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.