U qëllua me thikë nga dy rusë, zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar që u vra në Greqi

Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën si pasojë e përleshjes në burgun e Trikallas në Greqi dy ditë më parë.

Ai është Ergest Alija 29 vjeç, me origjinë nga Librazhdi, ndërsa humbi jetën, pasi u qëllua me thikë për vdekje nga dy të burgosur rusë.

29-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Trikalsë, pasi kishte marrë goditje të forta me thikë.

Shifrat e të burgosurve shqiptarë që kanë humbur jetën në burgjet e Greqisë, po bëhen alarmante. Ky është i burgosuri i dytë i vdekur në burgjet e Trikalës në 20 ditët e fundit.

shqiptarja.com