U prangos ditë më parë për vjedhje, 52- vjeçarit i gjenden telefona, ora e stoli

Policia në Prishtinë ka realizuar një operacion gjatë ditës që ka të bëjë me një 52 vjeçar i cili u arrestua ditë më parë, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të vjeëdhjeve të rënda

Policia njofton se në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur.

“Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike. Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm”.