U plagos me th*kë në qendër të qytetit, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se disa persona janë konflktuar mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike, një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një person.

I plagosuri ka ndërruar jetë në spital, por ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në këtë konflikt me pasoja fatale.