U përfol se do të ishte zëvendësuesi i Lewandowski-t, ylli i La Liga i habit të gjithë me destinacionin e ri

Karl Etta Eyong është një nga disa emrat e përfolur si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowski-t te Barcelona, pasi polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Kamerunasi tregoi një nivel të jashtëzakonshëm në ndeshjet e para të këtij seozni në La Liga, duke ngjallur interesin e disa klubeve të njohura. 22-vjeçari ka shënuar 6 gola me Levante-n këtë sezon në La Liga.

Mediet spanjolle kanë zbuluar ditën e sotme se destinacioni i ri i Karl Etta Eyong do të jetë Rusia, konkretisht CSKA Moska. Levante dhe klubi rus kanë rënë parimisht dakord për transferimin në verë të sulmuesit kamerunas drejt gjigantit rus për shifrën 30 milionë euro. Për të bindur lojtarin, CSKA ka menduar një rrogë të majme për të dhe bonuse të shumta, por që ende nuk bëhet e ditur publikisht.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet në momentin që do të hapet afati kalimtar i merkatos verore.

The post U përfol se do të ishte zëvendësuesi i Lewandowski-t, ylli i La Liga i habit të gjithë me destinacionin e ri appeared first on Telesport.