U panë në një video incizim duke shtënë me armë zjarri në Mitrovicë, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit me datë 22.04.2025, ishin parë në një video – incizim duke shtënë me një armë zjarri në ajër në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga  personat e dyshuar në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit  pushkë automatike e cila dyshohet se ishte përdorur nga të dyshuarit.

“Pas intervistimit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Përdorim i armës’ dhe ‘Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’,  ndërsa me aktvendim të prokurorit   dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.