Bobo Baldé është shtruar në psikiatri, pas një episodi të frikshëm pranë një shkolle fillore në Marseille. Ish-lojtari i Celtic u paraqit për disa ditë rresht pranë hyrjes së shkollës, duke pëshpëritur fraza të pakuptimta në një gjuhë të huaj, çka frikësoi prindërit dhe fëmijët.
Ai fliste për një “mision para vdekjes” dhe se “do të ikte i fundit”, pa dhënë shpjegime. Një prind i trembur madje e goditi me makinë, por pa i shkaktuar dëmtime serioze. Stafi shkollor lajmëroi policinë dhe Baldé u dërgua në spitalin e Marseille për vlerësim psikiatrik. Siguria e shkollës u forcua dhe situata u stabilizua.
Baldé, i lindur në Marseille më 1975 dhe përfaqësues i Guinesë, ishte mbrojtës qendre karizmatik. Karrierën e nisi në Francë me Cannes dhe Toulouse, por u bë ikonë te Celtic, ku luajti rreth një dekadë me mbi 200 paraqitje dhe 10 trofe, përfshirë finale të Kupës UEFA dhe Champions League. E mbylli karrierën në Francë, teksa luajti mbi 50 ndeshje për kombëtaren e Guinesë.

The post U nxiu jetën nxënësve, para shkollës së tyre. Balde shtrohet me detyrim në spital psikiatrik appeared first on Telesport.









