Vetëm pak muaj pas shpalljes i pafajshëm në apel nga akuzat për për*dhunim, Dani Alves përballet me një tjetër lajm të keq. Ish-mbrojtësi brazilian, që shpresonte të merrte kompensim për muajt e kaluar në burg dhe ndërprerjen e kontratave të punës, është dënuar nga CAS që t’i paguajë dëmshpërblim klubit meksikan Pumas, i cili i kishte ndërprerë kontratën në fillim të vitit 2023.
Pumas e mbylli kontratën pas arrestimit të lojtarit për pë*dhunimin e dyshuar të një 23-vjeçareje, duke aktivizuar klauzolën që parashikonte ndëshkim në rast të “skandalit publik” apo veprave penale. Fillimisht FIFA i kishte dhënë të drejtë Alves-it, por CAS e përmbysi vendimin, duke njohur vlefshmërinë e ndërprerjes së kontratës “për shkak të justifikuar”.
Më saktësisht, e imponon brazilianin t’i paguajë shumë më të lartë se 4.5 milionë dollarët e kërkuar nga klubi meksikan. Në aspektin penal, Alves ishte dënuar në vitin 2024 me 4 vite e gjysmë burg, por mbas 14 muajve pas hekurave, dënimi iu anulua në apel për shkak të gabimeve dhe kontradiktave gjatë procesit.
The post U lirua nga akuzat e pë*dhunimit, por nuk mjafton. Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij appeared first on Telesport.