Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është emëruar shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e re.
Arlind Manxhuka, zëdhënës i LVV-së, ka konfirmuar se Nagavci do të mbajë pozitën e shefes së Grupit Parlamentar.
“Po, shefe e grupit eshte zgjedhur deputetja Arberie Nagavci”, ka thënë Manxhuka për Gazetën Express, transmeton Paparaci.
Nagavci e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, mbrëmë gazetarëve u tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.
“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci mbrëmë.










