U kualifikua në Botëror me Skocinë, kapiteni i Liverpool në lot: Jota më buzëqesh nga lart për këtë arritje

Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, pranoi se ishte “i shkatërruar” para fitores 4-2 ndaj Danimarkës, e cila siguroi kualifikimin në Kupën e Botës për herë të parë në 27 vjet. Lojtari i Liverpool u përlot nga emocionet duke menduar për ish-shokun e skuadrës Diogo Jota, i ndarë nga jeta këtë verë pas një aksidenti me makinë.

E kam fshehur mirë, por para ndeshjes kam qenë i shkatërruar. E di që në moshën që jam, ky mund të jetë shansi im i fundit për të luajtur në Kupën e Botës. Para dhe gjatë ndeshjes nuk munda ta hiqja nga mendja shokun tim Diogo Jota. Dikur kemi folur shumë për Kupën e Botës”, tha Robertson.

Kur nuk ishim të grumbulluar për shkak dëmtimesh gjithmonë diskutonim se si do të ishte të shkoja në Kupën e Botës. Tani që ia dola mbanë e ndjej se do të jetë diku duke buzëqeshur mbi mua për këtë kualifikim. Nuk munda ta hiqja nga mendja gjithë natën”, deklaroi skocezi.

The post U kualifikua në Botëror me Skocinë, kapiteni i Liverpool në lot: Jota më buzëqesh nga lart për këtë arritje appeared first on Telesport.