Manchester United mbetet i bindur se do të arrijë një marrëveshje për sulmuesin e Brentford, Brian Mbemo, pavarësisht interesit nga Tottenham.
Mbemo u ka thënë burimeve të brendshme se dëshiron vetëm t’i bashkohet United, por burime të informuara pohojnë se kjo nuk e ka dekurajuar Tottenhamin, i cili emëroi Thomas Frank si trajnerin e tyre të ri javën e kaluar.
Thomas Frank e stërviti Brian Mbemon për 6 vjet te Brentford, dhe tani si trajner i Tottenhamit po përpiqet ta joshë kamerunasin me pjesëmarrjen e Spurs në Champions League në sezonin e ardhshëm.
Manchester United është i bindur se mund ta përfundojë transferimin së shpejti pasi Brian Mbemo ka rënë dakord për kushtet personale. Djajtë e Kuq tani duhet të bien dakord me Brentford, i cili hodhi poshtë ofertën e klubit prej 45 milionë funtesh plus 10 milionë funte në bonuse.
/GazetaBlic Sport/
The post Manchester United mbetet favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Brentfordit appeared first on GazetaBlic.











