‘U korruptua’: Ministria e Infrastrukturës është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale është duke e hetuar tenderin për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Besi – Podujevë, pasi kompania “Sallahu SHPK” ka paditur krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë këtu ministrin Liburn Aliu, zv.ministrin Hysen Durmishi dhe shefin e prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi.

Në një intervistë ekskluzive për Kiks Kosova, Marigona Osmani, e cila është përfaqësuese ligjore e kësaj kompanie, ka shpjeguar në detaje të gjithë procesin, për të cilin thonë se u diskriminuan.

Osmani ka theksuar se janë të bindur se krerët e Ministrisë janë të përfshirë në një aferë korruptive që lidhet me këtë rrugë me kompanitë që janë shpërblyer me kontratë.

Ajo përmendi, ndër të tjera, edhe se Ministria nuk i kishte ofruar qasje në dokumente publike, për çka edhe u dënuan me gjobë prej 3 mijë euro nga AIP.

“Edhe pas gjobitjes, nuk kemi marrë qasje në asnjë prej dokumenteve, të cilat i kemi kërkuar dhe që lidhen me procedurat e prokurimit sepse ne kemi dashur të dimë arsyet se pse u refuzuam kur ligjërisht, proceduralisht ne teknikisht i plotësonim të gjitha kriteret”, ka thënë Marigona Osmani.

Related Posts