U kapën në foto me zyrtarë serbë bashkë me Fitore Pacollin, Mimoza thotë ‘mbrojtëm qeverinë’

Jo veç biseda telefonike me zyrtarët më të lartë të Listës Serbe, por Mimoza Kusarit i dolën tash edhe fotografi me zyrtarë serbë në Zvicër. Për këtë fotografi, ish-shefja e grupit parlamentar të VV-së e hoqi fajin nga vetja, shkruan Gazeta Metro.

Madje, disi për ta hequr barrën nga vetja, ajo tha se në këto takime i ka mbrojtur qëndrimet e Qeverisës së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti.

”Qytetarë të nderuar, ju siguroj se në diskutimet ku kemi marrë pjesë unë dhe kolegia ime, Fitore Pacolli, kemi përfaqësuar dhe mbrojtur qëndrimet zyrtare dhe publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Aludimet dhe pretendimet se në këto takime janë marrë vendime në fshehtësi apo se janë arritur marrëveshje jashtë syve të publikut janë të pavërteta”, shkroi Kusari në Facebook.

Në këto fotografi që u shpërndanë masivisht, Kusari u pa me një politikane serbe, ndërsa Fitore Pacolli  ishte me një zyrtar të Listës Serbe./gazetametro.net