U hodh nga kati i dytë”, flet nëna e një djali që ndodhej në objektin ku ra aeroplani i “Air India

Një dëshmi tronditëse vjen nga Ramila, nëna e një të riu që ndodhej në konviktin e mjekëve pranë aeroportit të Ahmedabadit, pikërisht në momentin kur një aeroplan i Air India u rrëzua në atë zonë të banuar.

Sipas saj, djali i saj kishte hyrë në ndërtesë për pushimin e drekës kur aeroplani u përplas mbi godinën e konviktit.

Ajo ka thënë se ai është hedhur nga kati i dytë.


“U hodh nga kati i dytë dhe u lëndua, por është mirë tani,” tha Ramila.

/Reporteri.net/