Një adhuruese kanadeze e parashutizmit e ka mashtruar vdekjen kur nuk u hap as parashuta kryesore dhe as rezerva.
Dëshmitarët thonë se panë që gruaja të binte, dhe është çudi që ajo mbeti gjallë pasi ra nga një lartësi prej 1.500 metrash.
Ajo ra në kurorën e dendur të një peme, e cilat zbuti rënien e saj. Ajo kaloi me disa frakturave të kockave, duke përfshirë një rruazë, shkruan Indipendent.
Ajo u pranua në spital për thyerje të shumta, por mjekët thanë që ajo nuk ishte në rrezik për jetën.
Policia në Quebec, Kanada po heton nëse ka pasur vepra penale që çuan deri në atë që të mos hepet parashuta kryesore dhe as ajo e sigurisë.
Identiteti i gruas që i mbijetoi rrëzimit nuk u zbulua, por dihet që ajo është një 30-vjeçare me përvojë në parashutizëm.