Ky që shihni në foto është 36-vjeçari shqiptar që humbi jetën në një aksident gjatë punës në Pozallo të Italisë.
Sipas mediave të huaja, ai u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës, gjatë procesit të hedhjes së betonit në çatinë e një objekti në ndërtim, ndërsa kolegu i tij u plagos rëndë.
Hetimet për ngjarjen tragjike po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë.
Ndërkohë komuniteti vendas dhe ai shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen me procedurat dhe përballimin e ceremonisë mortore dhe situatës.
Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat.
Mediat raportojnë se ata po kujdesen për shërbimin mjekësor të një prej fëmijëve të 36-vjeçarit, pasi dhimbja dhe gjendja e shokut është e madhe.
“Familja e punëtorit shqiptar ndodhet në Itali për të ofruar trajtim për njërën nga dy vajzat e tij”, informon media italiane.











