Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësorë në Skenderaj, pasi dyshohet se pësoi lëndime në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij.
Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.