Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.
Mësohet se viktima, 57-vjeç kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA.
Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.
Nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë. /tch