Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, vizituan sot Komisionin Qendror Zgjedhor.
Ata u pritën nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të sistemit prokurorial, u bisedua për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.
“Edhe gjatë kësaj vizite u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
The post U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit përcjell nga afër ecurinë e procesit zgjedhor appeared first on Klan Kosova.