Avokati Arianit Koci, ka thënë se Liridon Rexhepi, që u arrestuar nga inteligjenca turke nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad, “është i pafajshëm” dhe këtë, siç ka thënë Koci, do ta dëshmojë në proces.
Koci ka kujtuar se Rexhepi u arrestuar në Stamboll, dhe se ai dyshohej ‘’për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur’’ me Mossad.
“Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit”, ka njoftuar Koci.
Postimi:
Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi është i pafajshëm dhe këtë do ta dëshmojmë në proces.
Ai u arrestua në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me Mossad – shërbimi sekret i Izraelit.
Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar.
Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.
Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet.
P.S.
Shpreh respekt për punën e avokatit Emrah Kaya më të cilin kam bashkëpunuar, dhe falënderoj Konsullën e Përgjithshme në Stamboll znj. Suzana Novoberdalia për angazhimin dhe mbështetjen e saj.









