Policia në Prizren ka arrestuar të hënën një person, i cili para katër ditësh ishte arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ku ishte duke u trajtuar.
I dyshuari derisa ishte duke u trajtuar në QKUK kishte arritur të arratiset dhe për katër ditë ka qenë në kërkim të policisë.
Ai është arrestuar të hënën dhe pas procedurave është dërguar në Burgun e Dubravës pasi është i dënuar dhe atje ka qenë duke e vuajtur dënimin, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.