U arratis në mënyrë spektakolare nga gjykata e Vlorës, arrestohet në Greqi Mikel Kasa (video)

Arrestohet në Greqi i riu shqiptar që një vit më parë u arratis nga ambientet e Gjykatës së Vlorës teksa ndaj tij po mbahej seancë.

Mikel Kasa u arrestua në Athinë si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.

Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më 23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje./shqiptarja.com