Luis Enrique u shfaq në konferencë për shtyp me dorën në mbajtëse, pas aksidentit me biçikletë që i shkaktoi frakturë në klavikul, por nuk ka ndërmend të ndalet. Trajneri i PSG do të jetë në pankinë në ndeshjen e Ligue 1 kundër RC Lens, të dielën në “Parc des Princes”.
Spanjolli, i vendosur të japë shembull force dhe profesionalizmi, zhvilloi normalisht seancën stërvitore dhe i qetësoi të gjithë: “Kam udhëhequr stërvitjen si zakonisht. Nesër do të jem gati për ndeshjen kundër Lens”.
Edhe pse me një dëmtim serioz, Luis Enrique nuk pranon justifikime: “Aksidenti im nuk do të ndryshojë asgjë. Jam gati, mund të bëj gjithçka, mund të vazhdoj të punoj si zakonisht”.
The post U aksidentua me biçikletë dhe operua, Luis Enrique shfaqet ne konferencë “i fashuar” appeared first on Telesport.