Turqia përgënjeshtron pretendimet se hapësira turke u përdor nga av*ionët bo*mbardues amerikanë

Qendra Kundër Dezinformimit (DMM) e Presidencës së Komunikimit të Turqisë ka përgënjeshtruar pretendimet se “bombarduesit amerikanë që kryen sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit përdorën hapësirën ajrore turke”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga DMM thuhet se hapësira ajrore turke nuk u shkel në asnjë mënyrë gjatë sulmeve që Izraeli ka filluar ndaj Iranit dhe se hapësira ajrore turke nuk është përdorur në mënyrë kategorike në sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Avionët bombardues që u nisën nga SHBA-ja hynë përmes Ngushticës së Gjibraltarit dhe arritën në Izrael nga jugu i Mesdheut, hynë përmes Irakut dhe goditën Iranin, theksohet në deklaratën në të cilën më tej thuhet:

“Avionët bombardues në fjalë ndoqën të njëjtën rrugë në kthim pas sulmit dhe në rrugën e kthimit ata u furnizuan me karburant mbi Mesdhe (në jug të Kretës) dhe u kthyen në SHBA. Republika e Turqisë vazhdon të mbrojë me këmbëngulje paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan udhëheq iniciativat e ndërmarra për të mbajtur gjallë diplomacinë për këtë qëllim. Çdo pretendim për të kundërtën është produkt i dezinformimit”.

The post Turqia përgënjeshtron pretendimet se hapësira turke u përdor nga av*ionët bo*mbardues amerikanë appeared first on Kosovapost.net.