Turqia ka lëshuar urdhërarrest për gjenocid kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë brenda qeverisë së tij.

Midis 37 të dyshuarve të listuar janë ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe shefi i ushtrisë Eyal Zamir.

Turqia i ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” në Gaza.

Ndryshe, vitin e kaluar shteti turk iu bashkua çështjes së Afrikës së Jugut, e cila akuzonte Izraelin për gjenocid, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë .

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit rajonal të paqes të Donald Trump. /Telegrafi/