Turqia konfirmon se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Gjeorgji

Turqia ka konfirmuar se 20 ushtarë të saj vdiqën pasi aeroplani C-130 Hercules u rrëzua papritur në Gjeorgjinë lindore pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka nisur një hetim mbi shkakun e rrëzimit të aeroplanit të mallrave të prodhuar në Amerikë të martën.

Ky është incidenti më vdekjeprurës ushtarak i Turqisë qw nga viti 2020, vend ky qw njwherit wshtw anëtare e NATO-s, transmeton Telegrafi.

Pamjet e marra vetëm pak momente para rrëzimit duket se tregojnë aeroplanin duke u rrëzuar spiralisht me një gjurmë tymi të bardhë pas tij.

Aeroplani më pas u përfshi nga flakët pasi goditi tokën në komunën Sighnaghi dhe mendohet se nuk kishte të mbijetuar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, komentoi mbi katastrofën gjatë një fjalimi dje: “Me vullnetin e Zotit, ne do ta kapërcejmë këtë rrëzim me vështirësi minimale. Zoti i pushoftë shpirtrat e martirëve tanë dhe le të jemi me ta përmes lutjeve tona”.

Arsyeja e rrëzimit nuk është konfirmuar ende, por zyrtarët turq dhe gjeorgjianë po bashkëpunojnë në hetim.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, tha: “Bashkëluftëtarët tanë heroikë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur aeroplani ynë ushtarak i mallrave C-130, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani në rrugën drejt vendit tonë, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”.

Ngushëllime kanë vërshuar nga udhëheqës botërorë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Hercules C-130, i prodhuar nga Lockheed Martin, është një zgjedhje popullore e aeroplanëve për ushtritë në të gjithë botën.

Modeli është projektuar për transportimin e trupave, ngarkesave dhe pajisjeve, dhe ka katër motorë, duke i lejuar atij të bëjë ulje dhe ngritje në kushte sfiduese.

Firma amerikane shprehu ngushëllime për rrëzimin dhe tha se do ta ndihmojë Turqinë gjatë hetimit.

Turqia përdor gjerësisht aeroplanët Hercules për të mbështetur operacionet e saj ushtarake dhe logjistike.

Azerbajxhani dhe Turqia kanë lidhje të ngushta dhe kanë bashkëpunuar veçanërisht ngushtë që nga mosmarrëveshja midis