Janë mbyllur pjesët e para në sfidat e radhës kualifikuese, të cilat luhen këtë mbrëmje. Në Konya, Spanja po fiton pa probleme 0-3 ndaj Turqisë. Spanjollët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Pedri-n. Pasi mori një top nga Nico Williams, Pedri dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca. SHIKOGOLINEPEDRI
Në minutën e 22-të, Mikel Merino shënoi golin e dytë pas një kombinimi të bukur brenda zonës me Mikel Oyarzabal. Në fund të shtesës së pjesës së parë do ishte sërish Merino që do të shënonte golin e tretë për Spanjën dhe të dytin personal, pas asistit të Pedri-t. SHIKOGOLINEMERINO Një pjesë e parë për t’u harruar për Arda Guler me shokë, ndërsa Yamal, Pedri & Co. dijnë si të argëtohen në fushë dhe sigurisht të fitojnë. SHIKOGOLIN2TEMERINO
Në Koln, pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut është mbyllur në barazim 1-1. Serge Gnabry kaloi vendasit në avantazh pas 6 minutash lojë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Miqtë do të barazonin shifrat me Isaac Price në minutën e 34-të, i harruar nga mbrojtja gjermane, gjatë ekzekutimit një goditjeje këndi. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovakia po barazon në shtëpi 0-0 ndaj Luksemburg. SHIKOGOLINEGNABRY
Në sfidat e tjera, Belgjika po fiton 2-0 ndaj Kazakhstan, me dy gola për dy minuta, nga De Bruyne dhe Doku 42′ dhe 44′. Polonia po fiton 2-0 ndaj Finlandës, me golat e Cash dhe Lewandowski-t.
The post Turqia e dobët për Spanjën, Gjermania befasohet nga Irlanda e Veriut. Belgjika shënon dy gola për dy minuta (video) appeared first on Telesport.