Bayer Leverkusen ka marrë një fitore tejet bindëse 6-0 ndaj Heidenheim, për javën e 10-të në Bundesligë. Ekipi i “Aspirinave” shënoi 6 gola në portën e mbrojtur nga shqiptari Diant Ramaj, i cili bëri një paraqitje tejet zhgënjyese dhe ishte fajtor sidomos në golin e tretë, ku bëri një dalje komplet të gabuar dhe nuk u kuptua me mbrojtësin e tij. Po ashtu pati edhe pjesën e vetë të fajit në golat e tjerë.
Golat për Leverkusen u shënuan nga Patrik Schick 2′, 22′, Jonas Hofmann 16′, Ernest Poku 27′ dhe Ibrahim Mazza 45+1 dhe 53′. Pas kësaj fitoreje, Leverkusn ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Heidenheim mbyll renditjen me vetëm 5 pikë.
Hoffenheim merr fitoren e katërt rresht, këtë herë duke mundur në shtëpi 3-1 Leipzig. Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari shënon golin e parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim. Fisnik Asllani i futur në pjesën e dytë, asistoi në golin e tretë të Grischa Promel që vulosi fitoren 3-1. Titullar për Hoffenheim ishte edhe ylli tjetër i Kosovës, mesfushori Leon Avdullahu.
Pas kësaj fitoreje, Hoffenheim mban vendin e pestë me 19 pikë, Leipzig renditet i treti me 22 pikë.
https://wSHIKOGOLATnline/search/label/Bundesliga
The post Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video) appeared first on Telesport.












