“Turp, turp të gjithëve”; Conte humbi kontrollin dhe u skuq nga Doveri

Tension i madh në minutën e 70-të të Inter-Napoli. Arbitri Doveri thirret nga VAR-i dhe akordon një penallti për zikaltërit, pas faullit të Rrahmanit ndaj Mkhitaryan. Pak më pas, Antonio Conte humb plotësisht kontrollin. Duke protestuar, ai godet me shkelm një top dhe e dërgon shumë larg.

Kryesori i ndeshjes i tregon kartonin e kuq, por trajneri nuk e pranon vendimin. Conte shkon ballë për ballë me arbitrin e katërt dhe, teksa largohet nga fusha, bërtet disa herë në drejtim të treshes së arbitrave: “Turp, turp të gjithëve”.

Episodi shënoi kulmin e nervozizmit në një ndeshje të ndezur, me vendime vendimtare të VAR-it dhe protesta të ashpra nga pankina e Napolit.

Skuqet Conte. Napoli nuk dorëzohet dhe del me 1 pikë nga “San Siro”(video)

 

The post  “Turp, turp të gjithëve”; Conte humbi kontrollin dhe u skuq nga Doveri appeared first on Telesport.