Turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit, priten reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në një lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për turbullira të larta në kanalin e Ibër-Lepencit, me ç’rast ITU-ja Shkabaj vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Gjithashtu thuhet se reduktime në furnizimin me ujë pritet të ketë edhe në Fushë Kosovë, Obiliq dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Nga kompania bëjnë me dije se mund të ketë ndikime edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në këto zona:

▪️ Fushë Kosovë
▪️ Obiliq
▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë
🔹 Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.
🔹 Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.

 

08 Jan