Tuneli i Llogarasë pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, ka njoftuar se duke nisur nga e shtuna (24 maj) do të rihapet tuneli i Llogarasë në jug të Shqipërisë, që shkurton rrugën nga fshati Dukat në Palasë nga 30 minuta në vetëm shtatë.

Ky tunel ishte hapur vitin e shkuar, por në fund të sezonit ishte mbyllur për të përfunduar të gjitha punimet.

E siç ka njoftuar ministrja Balluku, tani ky tunel do të jetë i hapur dhe pa pagësë deri më 15 shtator. Në të do të ndalohet kalimi për mjetet e rënda.

Vitin e shkuar ishte paralajmëruar se pagesa për të kaluar në këtë tunel do të jetë rreth 5 euro.

Tuneli është i gjatë rreth 6 kilometra.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, ai kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur me 11 dalje.