Juventusi pësoi humbjen e tretë radhazi mes kampionatit dhe Champions-it (1-0 ndaj Lazio), ndaj fjala “krizë” tashmë po rëndon mbi bardhezinjtë dhe Igor Tudor. “Është një moment i keq, i vështirë. Duhet të jemi të bashkuar, të punojmë më shumë të gjithë bashkë. Ka zhgënjim, sepse mendoj se e përgatitëm ndeshjen siç duhet”, – tha tekniku kroat.
Ai sqaroi se në fillim po ngrohej Kostiç, pasi Cambiaso nuk kishte hyrë mirë në lojë: “Gabimi i Jonathan (David) dhe goli i tyre na kushtuan. Shkuam në zonë, por duhet ta fusim topin brenda. Mbrapa nuk duhet të gabojmë, por gabimet përsëriten dhe humbasim ndeshje”.
Tudor shtoi se “të gjithë janë përgjegjës” dhe se “me një fitore mund t’ia nisim sërish”. Ai pranoi se skuadrës “i mungon diçka në çdo aspekt”: “Nëse dikush bën gabim dhe përpara nuk shënon, është problem”.
Për pankinën: “Nuk mendoj për veten, nuk më intereson e ardhmja”. Për Cambiaso: “E pashë në vështirësi me Isaksen”. Për Yildiz: “Kenan kishte nevojë për pushim, ndaj zgjodha dy sulmues, por mungoi goli”.
The post Tudor: Të gjithë jemi përgjegjës, Juventusit i mungon diçka në çdo aspekt appeared first on Telesport.










