Igor Tudor prezantoi ndeshjen Real Madrid-Juventus, e vlefshme për 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube, që do të luhet sonte në orën 21:00. Trajneri i bardhezinjve foli në konferencë për shtyp.
A jeni gati për këtë sfidë të madhe?
Pres një ndeshje të vështirë, kundër një skuadre me emër të madh dhe cilësi të padiskutueshme, që në 10 vitet e fundit e ka treguar vlerën e saj në të gjitha kompeticionet. Real Madridi në këto turne është gjithmonë i fortë. Ne jemi përgatitur. Duam të kualifikohemi, duam të luajmë shanset tona. Më ka pëlqyer shumë ndeshja e fundit e Real Madridit. Pashë cilësi, punë ekipore, sakrificë. Pashë një skuadër të vërtetë. Na pret një ndeshje e vështirë, e kemi analizuar mirë. Iu thashë lojtarëve të mi që këto janë ndeshjet më të bukura për t’u luajtur. Të gjithë duan ta mundin Real Madridin, edhe ne duam ta provojmë. Duhet ta përjetojmë kështu, edhe me shumë guxim. A është ndeshja më e rëndësishme e turneut për ne? Sigurisht”.
Vini nga humbja e hidhur ndaj Manchester City…
Humbja është pjesë e lojës së futbollit, edhe e jetës, pranohet dhe ecet përpara. Tashmë është një tjetër ndeshje, e kemi kaluar fazën e grupeve. Tani është e para ndeshje e pjesës së dytë të kompeticionit. Vështirësia e sfidës është e qartë, por ne duhet të besojmë dhe të përpiqemi në çdo mënyrë të bëjmë më të mirën për të fituar dhe kaluar më tej. Pastaj ka edhe kundërshtarë, natyrisht, por ne duhet të besojmë, të vrapojmë shumë, të sakrifikohemi, të mos gabojmë asgjë dhe të mos i lëmë asgjë kundërshtarit. Unë besoj, pastaj kur të fillojë ndeshja do të shohim çfarë do të ndodhë.
The post Tudor: Të gjithë duan ta mundin Real Madridin, edhe ne do ta provojmë appeared first on Telesport.