Pas fitores 1-0 ndaj Genoa, Igor Tudor foli për DAZN: “Dusan tregoi shumë dëshirë, është në formë dhe jam i lumtur. Sulmuesit janë të rëndësishëm, si ai, ashtu edhe David. Sa më shumë lojtarë të fortë të kemi, aq më mirë. Merkaton e bën drejtori Comolli, unë jam i kënaqur me skuadrën”.
Trajneri bardhezi shtoi: “Sot pashë një skuadër të vërtetë, që nuk dhuroi asgjë, e përqendruar dhe e fortë deri në fund. Fitore e merituar”.
Për merkaton: “Ka mbetur edhe një ditë, të shohim çfarë mund të ndodhë. Drejtori po punon për ta forcuar skuadrën, unë jam i qetë. Nëse vjen dikush, do të jem i lumtur”.
The post Tudor: Tani jemi skuadër e vërtetë, Vlahovic është i rëndësishëm për ne appeared first on Telesport.