“Është për të ardhur keq për fishkëllimat kundër Vlahovic, ai është një djalë që stërvitet gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme“. Kjo është deklarata e Igor Tudor, trajnerit të Juventus në lidhje me përçarjen midis tifozëve dhe sulmuesit serb.
“Çdo aspekt teknik kalon në plan të dytë. Gjëja e rëndësishme është festimi i familjes Juventus. Tani kemi vetëm miqësoren kundër Atalantës, nuk ka mbetur shumë tani, dhe ne vazhdojmë të punojmë shumë”, shtoi Tudor.
Para ndeshjes, Tudor falënderoi tifozët për praninë e tyre: “Do të thotë dashuri. Mund të premtoj se këta djem do të japin gjithçka, gjithmonë. Me ju të gjithë pas nesh, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha“.
The post Tudor: Premtoj se ky ekip do të japë gjithçka, mëkat për vërshëllimat ndaj Vlahovic appeared first on Telesport.