Tudor nuk mund të ankohet më, ja super formacioni i Juventusit pas përforcimeve në ditët e fundit në merkato

Juventus ka qenë shumë aktiv në 24 orët e fundit në merkato, që është edhe afati i fundit për këtë verë. Bardhezinjtë kanë bërë dy goditje jo pak të bujshme, transferimin për 20 milionë euro të Edon Zhegrovës nga Lille dhe huazimin me të drejtë blerjeje të Lois Openda nga Leipzig.

Me këto dy përforcime të fundit të bëra në sulm pa harruar edhe goditjet e tjera që janë zyrtarizuar më parë, Igor Tudor ka në dispozicion një ekip vërtet të kompletuar dhe nuk mund të ketë justifikime në rast se nuk arrin objektivat e vendosur nga klubi.

Me ardhjen e Zhegrovës dhe Openda, Tudor mund të përdorë fare mirë skemën 3-4-2-1 në dy variante. Varianti A: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kalulu; Joao Mario, Thuram, Locatelli, Cambiaso; Zhegrova, Yildiz; David.

Varianti B: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kalulu; Joao Mario, Thuram, Locatelli, Cambiaso; Zhegrova, Openda; David.

The post Tudor nuk mund të ankohet më, ja super formacioni i Juventusit pas përforcimeve në ditët e fundit në merkato appeared first on Telesport.