Tudor nuk i jep as një “shans të dytë”, futbollisti i njohur largohet nga Juventus vetëm pas një sezoni

Edhe pse pagoi 50 milionë euro për të verën e kaluar, kur e transferoi nga Aston Villa, Juventus i ka bërë përfundimisht dalje Douglas Luiz, duke mos i dhënë as mundësinë e një “shansi të dytë”, pas sezonit të parë të dështuar.

Calciomercato.com raporton se Igor Tudor nuk e sheh brazilianin si pjesë e projektit të tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit largimin e tij. Në anën tjetër, edhe braziliani kërkon të largohet, pasi do një ekip ku të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist, pasi synon të jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës 2026 dhe këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke luajtur rregullisht.

Pavarësisht se dështoi në Serie A me Juventusin, për brazilianin ka interes nga dy klube të Premier League, siç janë Nottingham Forest dhe Leeds United. Edhe pse ende nuk ka bisedime mes palëve, një gjë është e sigurt, që Douglas Luiz nuk do luajë me Juventusin sezonin e ri dhe me shumë mundësi braziliani do rikthehet në Premier League, aty ku ishte një nga lojtarët më të mirë para se të transferohej te bardhezinjtë.

The post Tudor nuk i jep as një “shans të dytë”, futbollisti i njohur largohet nga Juventus vetëm pas një sezoni appeared first on Telesport.