“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, siç e prisnim, jo edhe aq e mbyllur nga Parma. Nuk ishte e lehtë të gjenim hapësira. Ishte e rëndësishme ta fillonim mirë. Në pushim i thashë skuadrës të kishte durim, se goli do të vinte”.
Igor Tudor përshëndet Juven e tij pas fitores ndaj Parmës: “Të gjithë zëvendësuesit dhanë maksimumin. Këto ndeshjet e para nuk janë kurrë të lehta, gjendja fizike nuk është ende në nivelin më të mirë. Skuadra u organizua mirë dhe ishim të zotë të mos lejonim shumë raste, më pas doli në pah Bremer që shpëtoi një gol pothuajse të sigurt. Në sulm doli në pah cilësia”.
Për Vlahovic: “Është i përqendruar, ka bërë një muaj përgatitje perfekte, bën atë që duhet të bëjë. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë komunikoj, më pas drejtuesit janë ata që thonë fjalën e fundit. David? Lëviz shumë mirë brenda zonës”.
Në konferencën për shtyp, Tudor shtoi: “Jam i kënaqur me ndeshjen e parë, sepse është gjithmonë e veçantë. Duhet t’i përgëzoj djemtë. Kundërshtari u përgatit si në kohët e vjetra, me ‘catenaccio’ dhe kundërsulme. Ne kemi nevojë për të gjithë, sepse na presin shumë ndeshje”.
Për Cambiaso, i përjashtuar me karton të kuq: “Tregoi pakujdesi dhe do të gjobitet. Sidoqoftë është një djalë në rritje të vazhdueshme nga pikëpamja mendore. Ka potencial të jashtëzakonshëm dhe tani e shoh shumë të përqendruar e me dëshirë të rritet në fazën mbrojtëse. Për ne është i rëndësishëm”.
The post Tudor ngriti siparin ndaj Parmës: Fitore shumë e vështirë. Vlahovic? Fjala e fundit i takon klubit appeared first on Telesport.