Tudor: Ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë, na mungoi goli

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, foli për DAZN pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Serie A: “Ishte një sfidë siç e prisnim, e vështirë kundër një skuadre të fortë. Donim të fitonim, por barazimi është rezultat real”.

Për rolin e Yildiz, trajneri kroat shtoi: “Sot luajti në krahun e majtë, por donim ta ndërronim me Cambiaso. Ata gjejnë zgjidhje edhe vetë në fushë. Në pjesën e parë bëmë disa gjëra interesante”.

Sa i përket zëvendësimit të tij, shpjegoi: “E pashë të lodhur, si edhe Chico e Johnny, që dhanë gjithçka. Nuk doja të jepja sinjal mbrojtës, ndaj vendosa të fus dy sulmues. Në fund vepruam më mirë dhe krijuam disa raste, por na mungoi goli”.

Tudor pranoi se po mendon për një sistem me “dy sulmues dhe Yildiz pas tyre”: “Mund të provojmë, edhe gjatë ndeshjes. Më pëlqen të eksperimentoj dhe ta ndryshoj sistemin”. Për Bremer: “Ka pasur pak shqetësime, prandaj nuk luajti. Pas pushimit të kombëtareve duhet të jetë gati”.

The post Tudor: Ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë, na mungoi goli appeared first on Telesport.