Tudor: Ndeshje e shëmtuar, City ka shpenzuar mbi 100 milionë euro në merkato për këtë turne

Humbje e rëndë për Juventus në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit G të Kupës së Botës për Klube. Një humbje 5-2 kundër Manchester City që sigurisht nuk mund ta kënaqë trajnerin Igor Tudor, me bardhezinjtë që përfundojnë të dytët dhe do të luajnë me Real Madrid në raundin tjetër.

Urime City për fitoren, por për ne është një rezultat i keq, nuk na pëlqen. Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme në lojën e tyre. Ne gjithashtu donim të shkonim përpara, por nuk mundëm ta vidhnim topin. Në futboll mund të fitosh, por duhet të jesh me forcë të plotë dhe i freskët”, tha Igor Tudor.

Nuk kam asgjë për të thënë për ekipin. Duhet ta harrojmë shpejt sepse turneu vazhdon. Ne duhet të luajmë për të bërë mirë. Humbëm duke pësuar 5 gola dhe kjo nuk është e mirë. Por duhen thënë edhe gjëra për cilësinë e tyre, për këtë lloj ndeshjeje dhe mënyrën se si u përgatitën”, shtoi trajneri i Juventus.

Ne paguam për gjithçka, duhej të ishim perfektë dhe nuk ishim. Ata kanë lojtarë shumë më të fortë se ne, shpenzojnë 100 milionë euro. Përballja me Real? Po flasim për ekipin më të mirë në botë të 10 viteve të fundit. Gjithsesi, do të pushojmë dhe do të ecim përpara“, përfundoi Tudor.

The post Tudor: Ndeshje e shëmtuar, City ka shpenzuar mbi 100 milionë euro në merkato për këtë turne appeared first on Telesport.