Tuchel vlerëson lart Shqipërinë dhe e dërgon në Botëror: I keni të gjitha shanset…

Anglia i mbylli me pikë të plota kualifikueset e fundit për Kupën e Botës 2026. Sot anglezët fituan ndja Shqipërisë 0-2, me të njëjtin rezultat që fituan edhe në ndeshjen e parë në shtëpi ndja kuqezinjve.

Në një intervistë pas ndeshjes për Digitalb, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel vlerësoi kuqezinjtë dhe u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha shanset për të qenë në Botëror.

“Absolutisht që nuk ishte një fitore e lehtë. Nuk e prisnim të ishte e lehtë. Shqipëria është e fortë. Ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Stadiumi ishte i bukur, te jepte emocione të bukura.

Jam shumë krenar për rekordin e Anglisë në këto kualifikuese. Skuadra më ka bërë shumë krenar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të shkuar në Botëror. Keni trajnerin, lojtarët dhe është mëse e mundur të shihemi në Botëror”, tha Tuchel.

The post Tuchel vlerëson lart Shqipërinë dhe e dërgon në Botëror: I keni të gjitha shanset… appeared first on Telesport.