Thomas Tuchel ka rinovuar për edhe dy vite kontratën si trajner i kombëtares së Anglisë, deri më 2028. Vetë gjermani komentoi pas firmës: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që e zgjas eksperiencën time në stolin e Anglisë.
Nuk është sekret që e kam dashur çdo minutë të kaluar deri tani, duke punuar me lojtarët dhe stafin tim, dhe mezi pres t’i drejtoj në Botëror. Është një mundësi e jashtëzakonshme dhe do të bëjmë gjithçka për ta bërë vendin krenar.
Kam marrë mbështetje të madhe nga Mark, nga të gjithë kolegët e FA dhe nga tifozët kudo që kam shkuar. Nuk pata asnjë dyshim kur m’u kërkua të vazhdoja në këtë punë ëndrrash. EURO 2028 do të jetë një turne shumë i veçantë dhe, si trajner, nuk ka asgjë më të madhe sesa të garosh me më të mirët në skenën më të rëndësishme të mundshme”.
The post Tuchel, pasi rinovoi me Anglinë: E kam dashur çdo minutë këtë eksperiencë, vazhdoj me krenari appeared first on Telesport.










