Anglia do të luajë sot miqësoren me Japoninë, një test i rëndësishëm për “3 luanët”, që konsiderohen ndër kombëtaret favorite për të fituar Kupën e Botës.
Trajneri Thomas Tuchel paralajmëroi se nuk do të kishte nënvlerësim të një skuadre të renditur e 18-ta në botë, e cila arrin në Wembley pasi mposhti Skocinë 1-0 të shtunën në Hampden Park. Ata kanë humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e tyre të fundit.
“Pres një skuadër të stërvitur mirë. Lëvizëse, fluide, që i pëlqen ndërrimi i lojës. Ata e duan posedimin e topit“, tha Tuchel.
“Kam luajtur shumë herë vetë me këtë formacion. Është mjaft e vështirë të presosh. Duhet të jemi inteligjentë dhe plotësisht të përkushtuar ndaj presionit tonë nëse duam të vjedhim topin dhe të marrim rikuperime të larta të topit”, tha trajneri gjerman.
“Duke pasur parasysh formacionin që luan Japonia, gjithmonë ekziston mundësia të vuajmë nga ndërrimi i lojës. Por jemi në rrugën e duhur për t’u përgatitur mirë me një seancë tjetër stërvitore. Do të jetë një ndeshje interesante“, shtoi Tuchel
Në fund, trajneri gjerman komentoi: “Ne duhet të jemi vetvetja dhe të jemi në performancën tonë më të mirë për të fituar ndeshjen.”
The post Tuchel: Japonia një miqësore që na shërben para botërorit, jemi në rrugën e duhur appeared first on Telesport.









