Tuchel: Humbja nuk e zbeh perspektivën e Anglisë, këto ndeshje vlejnë për të parë ku jemi

Një barazim ndaj Uruguaj dhe një humbje ndaj Japonisë kanë frenuar disi entuziasmin te Anglia, që pasi e mbylli vetëm me fitore kualifikueset e botërorit, tani sheh se disa gjëra po çalojnë.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes ndaj Japonisë, tha: “Është ajo që është. U ndëshkuam për pak kundër Uruguait dhe dje ishte një kundërsulm ku gabuam. Jam i zhgënjyer, por është e rëndësishme ta shohim në perspective”

“Lojtarët tanë janë shumë të investuar në futbollin e klubeve dhe atë evropian. Luajtëm kundër dy ekipeve të stërvitura mirë, kundërshtarë shumë të mirë”, shtoi Tuchel.

Patëm një ndryshim të madh në mes të kampit dhe papritmas patëm shtatë ose tetë lojtarë që u detyruan të largoheshin. Nuk është një justifikim, është një shpjegim pse nuk është krejtësisht e qetë”, deklaroi gjermani.

Nuk mundëm të shënonim kur kishte raste, por është e rëndësishme të mësojmë prej saj. Ky kamp nuk do të na përcaktojë. Është padyshim zhgënjyese, por duhet të jemi realist”, deklaroi Tuchel.

Në fund, ai tha: “Kjo është arsyeja pse i luajmë këto ndeshje në këtë kohë të sezonit, na duhen këto prova si ekip. Nëse kemi perspektivën e duhur, atëherë këto ndeshje na ndihmojnë të ndërtojmë, të jemi më të mirë, të përmirësohemi dhe të të jemi gati në Botëror.”

The post Tuchel: Humbja nuk e zbeh perspektivën e Anglisë, këto ndeshje vlejnë për të parë ku jemi appeared first on Telesport.