Tubimi për UÇK-në në Tiranë, ish-ushtaraku: Kam stërvitur Hashim Thaçin – për një luftë të drejtë, ata vuajnë në burgje

Në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora u mblodhën sot në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Gjatë tubimit, një protestues, ish-ushtarak shqiptar bëri një deklaratë të veçantë.

 

“Kam stërvitur Hashim Thaçin në Linzë. I kam dhënë mësim për minat, çminimin. Ndihem shumë i lumtur që shoh këta njerëz nga të gjitha trevat shqiptare. E dyta jemi të vonuar. Më vjen keq që për një luftë të drejtë, për gjysmën e kombit, ata vuajnë në burgje.”

“Hysen Ymeri, vjehrri i Presidentit të Republikës ka stërvitur Adem Jasharin, nuk ka Perëndi që e hedh poshtë këtë. Familja ka qenë atdhetare, kemi luftuar kundër forcave serbe, xhaxhai im me shumë tepelenas”, tha ish-ushtaraku për News24:

 

Ai tregoi se ka qenë një nga trajnerët ushtarakë të Hashim Thaçit, figurë kyçe e UÇK-së dhe më vonë President i Kosovës, duke shtuar dimensionin historik të tubimit.

Protesta shfaqi ndjenjën e bashkimit kombëtar, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën flamuj shqiptarë, pankarta dhe bënë thirrje për drejtësi dhe respektimin e vlerave të luftës çlirimtare.