Valë shkarkimesh në Policinë e Shtetit, pas dështimit të kupolës së saj për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme në kryeqytet.
Pas shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda me këtë motivacion, ka ardhur edhe një tjetër largim i bujshëm.
Elton Alushi nuk do të jetë më drejtori i Policisë së Tiranës.
Ai është shkarkuar rreth dy vite pasi e mori këtë detyrë dhe shkaku është i njëjtë, mungesa e sigurisë së qytetarëve dhe shtetasve të huaj në kryeqytet gjatë protestës së tensionuar dhe të dhunshme të opozitës.
Më 7 Mars 2025 Alushi ka qenë i thirrur edhe në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.
Elton Alushi e mbante postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj.










