Trupi iu gjet në një livadh rreth 1 kilometër larg shtëpisë, Policia jep detaje për 19-vjeçarin që u raportua i zhdukur

Një 19-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur para dy ditësh në Brod të Shtërpcës, është gjetur sot i vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Reporteri.net se trupi është gjetur rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij në një livadh.

“Sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë. Ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Veseli.

19-vjeçari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 10 dhjetor. Sipas tyre, ai kishte dalë nga shtëpia rreth orës 00:30 dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Trupi është gjetur pas angazhimit të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim./Reporteri.net