E gjithë bota e futbollit është e tronditur nga humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të ndarë nga jeta natën e së mërkurës në Zamora, në veri të Spanjës, pas një aksidenti dramatik rrugor.
Të dy futbollistët udhëtonin me një makinë që, sipas rindërtimeve të para të policisë spanjolle, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome. Pas përplasjes, automjeti mori flakë, duke mos iu lënë asnjë shans për shpëtim dy vëllezërve.
Trupat e pajetë të Diogo Jota dhe André Silva, tashmë të larguar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Zamorës, mbërritën të enjten në mbrëmje në Gondomar. Funerali do të mbahet të shtunën në mëngjes, në orën 10:00, në Igreja Matriz de Gondomar, siç konfirmon e përditshmja portugeze “A Bola”.
Ndërkohë, ceremonia mortore do të zhvillohet sot (e premte, 4 korrik) rreth orës 16:00, në Kishën e Ringjalljes, ku miqtë dhe të afërmit do të kenë mundësi t’iu japin lamtumirën e fundit (videoja e publikuar nga ‘Record’, me pamjet e mbërritjes së familjes, është rrëqethëse). Kjo tragjedi ka tronditur thellësisht jo vetëm botën e sportit, por edhe të gjithë vendin, i cili tani i qëndron pranë familjes dhe komunitetit vendas.
The post Trupat e pajetë të Diogo Jota dhe vëllait kthehen në shtëpi. Nesër funerali, do të prehen bashkë appeared first on Telesport.