Trupat e KFOR-it vijojnë patrullimet në zonën e përgjegjësisë

Trupat nga Komanda Rajonale-Perëndim të KFOR-it kanë vazhduar të kryejnë patrullime të përditshme, në të gjithë zonën e përgjegjësisë (AoR).

“Këto aktivitete sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në të gjithë AoR-im” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas tyre, përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të ekuilibruar, trupat e KFOR-it demonstrojnë angazhimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.